DE

Bëhuni pjesë e ekipit tonë!

Punoni si personel përkujdesje te Wahrendorff në Gjermani!

Përkujdesja psikiatrike është më shumë se matje e presionit të gjakut. Ndryshe nga një spital somatik, fokusi këtu qëndron te puna terapeutike. Si personel përkujdesje te Wahrendorff ju jeni si në klinikë ashtu edhe në zonën e banimit pjesë përbërëse e një ekipi multi-profesional dhe punoni me mjekë, psikologë dhe terapeutë në të njëjtin nivel.

Këtë ofrojmë ne

Shumë mundësi përdorimi

Wahrendorff ju ofron mundësi të larmishme pune: Në sektorin e klinikës ju mund të punoni te tre spitalet tanë të specializuar, te klinikat ditore ose tek ambulancat. Te Wahrendorff Wohnen ju punoni te departamentet e mbrojtura, te zonat e hapura të banimit ose te grupet e banimit jashtë.

Zhvillimi i mëtejshëm

Ne nga gëzon fakti nëse punonjëset dhe punonjësit tanë zhvillohen profesionalisht dhe personalisht. Trajnimet që njihen nga shteti dhe programet e trajnimit ju mund ti frekuentoni te ne gjatë orarit të punës, dhe ne përfshihemi edhe te shpenzimet. Teorinë ne e transmetojmë në "Training on the job" direkt te vendi i punës.

Shëndeti në vendin e punës

Shëndeti i punonjëseve dhe punonjësve tanë është i rëndësishëm për ne. Prandaj ne ju mbështesim që të aktivizoheni fizikisht dhe të qëndroni në formë. Për këtë gjë ne ofrojmë direkt pas pune kurse të ndryshme, evente të sporteve në ekip dhe stërvitje në palestrën tonë.

Evente si ekip

Njihuni me koleget dhe kolegët tuaj jo vetëm në fushën profesionale, por edhe privat! Për shembull në festat tona vjetore të verës dhe në serinë tonë të koncerteve "Jazz në park". Ne gjithashtu e nxisim shkëmbimin reciprok përmes platformave të punonjësve dje festave brenda departamenteve.

Këto jemi ne

Prej më shumë se 160 vjetësh spitali i specializuar për shpirtin. Një nga psikiatritë më moderne në Gjermani dhe një institucion i madh i ndihmës së integrimit. Me më shumë se 1.500 punonjëse dhe punonjës nga 60 vende jemi ne punëdhënësi më i madh në rajon.

Klinika

Këtu ne trajtojmë të gjithë spektrin e sëmundjeve psikiatrike dhe psikomatike. Në mënyrë ambulante, pjesërisht dhe plotësisht stacionare. Duke filluar nga të rinjtë deri të njerëzit në moshë të madhe.

Banimi

Këtu ne i ofrojmë personave me të meta psikike dhe mendore një hapësirë për tu tërhequr. Çlodhje, aktivitet dhe bashkësi. Të mbrojtur, të hapur dhe në grupe banimi - në varësi të nevojës individuale për ndihmë.

Video abspielen

Mbaje ndryshe (gjuha gjermane)

Video abspielen

Ekipi Ndërkombëtar (gjuha gjermane)

Video abspielen

Bashkohu me ne (në shqip)

Kështu jua lehtësojmë startin

Emigrimi

Ne marrim pjesë në procesin e përshpejtuar të personelit të kualifikuar. Në këtë mënyrë procedura administrative mund të shkurtohet nga aplikimi deri te udhëtimi dhe zgjat në këtë mënyrë vetën tre deri në pesë muaj.

Njohja

Në Saksoninë e Poshtme ekziston një proces i përshpejtuar i njohjes. Nëse dëshironi ne përfshihemi në proces. Nëse ju regjistroheni me dëshirë për kryerjen e provimit të njohurive, ju më pas do të investoni vetëm pak javë, deri sa të merrni njoftimin përkatës.

Provimi i njohurive

Në varësi të tempit personal të të mësuarit ne caktojmë për ju data për provimin e njohurive pranë akademisë tonë. Atë ju mund ta kryeni të paktën gjashtë muaj pas mbërritjes tuaj. Udhëheqësin tanë praktik ju përgatisin juve në mënyrë optimale. Shpenzimet e provimit i marrim përsipër ne.

Aplikimi

Ne qëndrojmë gjatë gjithë kohës në kontakt me ju dhe ju shoqërojmë personalisht përgjatë procesit të aplikimit. Ne ju informojmë gjatë procesit mbi të gjitha zhvillimet dhe jemi në çdo kohë në dispozicionin tuaj.

Banimi

Ne dëshirojmë që ju pas mbërritjes tuaj të ndjeheni mirë. Për këtë arsye ne ju mbështesim gjatë kërkimit për banesë. Për këtë gjë ne përdorim mundësitë tona të banimit ose bashkëpunojmë me partnerët përkatës.

Familjarizimi

Ne ju marrim në aeroport dhe ju shoqërojmë në hapat e parë në Gjermani. Për këtë gjë ne ju lidhim edhe me kolege dhe kolegë, të cilët edhe ato kanë ardhur te ne nga jashtë - kështu ju mund të shkëmbeni përvoja dhe të merrni këshilla të dorës së parë.

Është kënaqësi për ne nëse do aplikoni!

Thjeshtë plotësoni formularin online – dhe do të merrni nga ne një përgjigje të shpejtë-